Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar në Twitter, pas njoftimit për mbylljen e pikës kufitare në Merdare si pasojë e vendosjes së një barrikade tjetër aty.
Kjo e fundit ka kërkuar nga të gjithë bashkëatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim.
“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar MPJD në Twitter.
MPJD ndër të tjera, ka njoftuar qytetarët se nëse tashmë janë futur në Serbi, mund të përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë apo të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut apo Shkupit.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.