Pas mosmarrëveshjeve për drithërat, Polonia ndalon furnizimin me armë për Ukrainën

Një nga aleatët më të ngushtë të Ukrainës, Polonia, ka njoftuar se nuk do t’i ofrojë më furnizim me armë shëtit fqinj, si pasojë e një mosmarrëveshje politike rreth drithërave.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, tha se fokusi Polonisë është mbrojtja e vendit të vet me sa më shumë armë moderne, shkruan BBC.

Polonia tashmë i ka dërguar Ukrainës 320 tanke të epokës sovjetike dhe 15 aeroplanë MiG-29.

Por së fundmi janë rritur tensionet mes dy shteteve fqinje. Të martën, Polonia thirri për bisedë ambasadorin ukrainas lidhur me komentet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kombet e Bashkuara lidhur me ndalesën e grurit ukrainas nga Polonia, Hungaria dhe Sllovakia, që refuzuan zgjatjen e marrëveshjes për grurin.

Zelensky tha se është alarmuese se si disa miq të Ukrainës në Evropë po shprehin solidaritetin “në një teatër politik duke refuzuar zgjatjen e marrëveshjes për grurin”.

Në anën tjetër, Varshava tha se fjalët e tij “janë të pajusitifikueshme dhe brengë për Poloninë që mbështeti Ukrainën nga dita e parë e luftës”.

Morawiecki dha një intervistë për televizionin Polsat disa orë pas bisedës së ambasadorit ukrainas në ministrin e Jashtme të Polonisë në Varshavë si kundërpërgjigje ndaj fjalimit të liderit ukrainas.

“Më nuk do të transferojmë armë në Ukrainë, sepse po armatosim Poloninë me më shumë armë moderne”, tha kryeministri polak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme