Pas një jave, vendimi për Haradinajn

Javën e ardhme gjykata franceze në Colmare pritet të vendosë nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Beograd, ose kthehet në Kosovë. Avokati, Arianit Koci, thotë se dosja e Serbisë e dërguar dje në gjykatë është e sajuar, ndërsa shprehet optimist se kryetari i AAK-së javën tjetër kthehet në Kosovë, shkruan sot Gazeta \”Zëri\”
Pas një jave, respektivisht më 9 shkurt, gjykata franceze në Colmare pritet ta japë vendimin final për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ndalua para rreth një muaji në aeroportin Basell-Mulhouse me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia.
Javën e ardhme kjo gjykatë vendos nëse Haradinaj ekstradohet në Beograd, pas dorëzimit të dosjes që Serbia bëri gjatë seancës së djeshme, ose të kthehet në Kosovë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe avokati i Haradinajt, Arianit Koci, i cili ka njoftuar se seanca mbahet pas një jave, me ç’rast u shpreh optimist për lirimin e të parit të AAK-së, shkruan \”Zëri\”.
Nga ana tjetër, juristët në Kosovë kanë vlerësuar se ekstradimi i tij nuk do të ndodhë assesi, pasi arrestimi i Haradinajt, sipas tyre, është tërësisht ilegal.
Kurse, përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë cilësuar si politik arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme