“Pas një kohe të gjatë Ballkani është kthyer përsëri në problem”

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanin, Daniel Serwer komentoi se Ballkani sërish do kthehet në problem të stabilitetit.

Ai këto probleme i ka paraqitur edhe njëherë si një çështje e stabilitetit në broshurën e OJQ-ve, ku ka thënë se përkundër problemeve që Ballkani po ballafaqohet vendet po synojnë të ecin përpara, transmeton lajmi.net.

“Pa marrë parasysh përpjekjeve, ka rreziqe. Rusët nuk e pëlqejnë atë që bëjnë malazezët, ne kemi një rezistencë në këtë rrugë. Por nuk ka asgjë të re që mund të thuhet për qytetarët e Ballkanit”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket shkallës së rrezikut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Serwer thotë se nuk duke pasur parasysh konfliktet në parlamentin maqedonas, por edhe ekstremistët islamik në Bosnjë e Hercegovinë që vijnë nga jashtë, situata mund të përkeqësohet.

Mirëpo, eksperti amerikan përmend edhe ekstremet nacionaliste që i pëlqejnë armët dhe konfliktet, andaj duke i pasur parasysh gjithë këto, andaj thotë ai, Ballkani është kthyer përsëri në një problem.

Tutje Serwer ka komentuar edhe situatën në Kosovës, ku ka thënë se për momentin është e qetë dhe se procesi i paqes në Kosovë ka shkuar më shpejt se në Bosnjë dhe Hercegovinë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme