Burri vret me sqepar gruan e tij brenda në shtëpi
Një xhelozi kishte shkaktuar sherr të vazhdueshme mes çiftit Kazanxhiu të cilët kishin vetëm një vit martuar. Ata ishin duke rregulluar një dritare në shtëpinë e njërës vajzë kur ndodhi ngjarja.
Autori dhe viktima kishin vetem nje vit te martuar.
Te dy vinin nga nje divorc i meparshem, por mes tyre kishte xhelozi.
Çifti u takua ne banesen e vajzes se viktimes, per te rregulluar dritaren.
Gjate momenteve te punes Tajar Kazanxhiu nis te debatoje ashper me Natashen, te cilen e akuzonte per tradheti.
Ne gjeknxehtesi e siper, dhe ne efektin e alkolit , ai i godet me sqepar ne koke disa here. Gjurmet e gjakut jane ende ne vendngjarje.
Banoret nuk kishin degjuar me pare sherre mes tyre. Autori ishte nga Fieri ndersa viktima nga Grabjani.
Autori i vrasjes, 55 vjecari Tajar Kazanxhi, pasi e goditi ne koke bashkeshorten Natashen, njoftoj vete policine e Lushnjes. Gjate pritjes ai kishte lidhur me fasho ne koke viktimen qe kishte rene ne koma. Dy ore me pas ajo nderroi jete, kurse burri u arrestua. Trupi i viktimes ndodhet ende ne morg sepse femijet jane ne emigrim



