Momentalisht, i pari i ekzekutivit është duke mbajtur takim me disa investitorë amerikan. Gazeta Express ka siguruar listën e personave të delegacionit që po qëndrojnë në takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Megjithëse, Haradinaj para takimit tha se nuk do të flas për media duke thënë se nuk ka çka të deklarohet sepse nuk ka ndryshuar asgjë, nuk dihet saktë se për çka do të bisedohet.
Mediat, ndërkaq janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Këtij delegacioni po i prinë konsullja e përgjithshme e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija.
Kjo është lista e plotë e personave që po takohen me Haradinaj:
Larry Luxner – Redaktor i lajmeve në “The Washington Diplomat”
Tory Cenaj – Themeluese e “Partners in Digital Health”
Nelson Happy – Firma ligjore “Dilëorth”
Ari Zoldan – Shef ekzekutiv i kompanisë “Quantum Media Group”
Josh Bernstein – Shef ekzekutiv i “Bernstein Management Corporation”
Aron Harkham – Kompania e patundshmërive “Aire Capital”
Alvina Altson – Kompania “More Media LLC”
Michael Mintz – Themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Squared Property Group LLC”
Lloyd Emelle – Kompania për inteligjencë artificiale “Grape Vine”.