Apple ka shtyrë planet për të lansuar teknologjinë e zbulimit e cila do të kishte skanuar iPhone-ët e përdoruesve amerikanë në kërkim të materialit të abuzimit seksual të fëmijëve.
Sipas mediave të huaja, një hap i tillë vjen pas kritikave të përhapura nga grupet e privatësisë dhe të tjerët, të shqetësuar se gjurmimi në pajisje krijoi një precedent të rrezikshëm.
Apple tha se kishte dëgjuar reagimet negative dhe po rishqyrtonte ato.
E ashtuquajtura teknologji NeuralHash do të kishte skanuar imazhe pak para se të ngarkoheshin në Fotografitë iCloud.
Atëherë ajo do t’i kishte krahasuar me materialin e njohur të abuzimit seksual të fëmijëve në një bazë të dhënash të mbajtur nga Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar.
Nëse do të gjendej një “përputhje”, atëherë ajo do të ishte rishikuar dhe nëse do të “vërtetohej”, do të merreshin hapa për të çaktivizuar llogarinë e një përdoruesi dhe për ta raportuar atë tek zbatimi i ligjit.