Juglindja e vendit pas reshjeve të dendura të dëborës është përfshirë edhe nga mjegulla. Në lartësinë mbi 1000 metër gjatë mbrëmjes të së dielës ka pasur reshje dëbore.
Raportohet se në zonën e Dardhës trashësia e dëborës shkoi 6 cm, ndërsa në Voskopojë dhe në Qarr 4 cm. Në zonat e përfshira është bërë pastrimi dhe kriposja dhe sipas informacioneve të gjitha akset kalohen pa zinxhirë, por me kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës.
Sakaq, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona. Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur, ndërsa apelohet që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes.