Pas shiut, rrugët e Durrësit pushtohen nga ujërat e zeza

Kanë mjaftuar disa minuta rrebesh shiu pas mesdite dhe pothuajse të të gjitha rrugët e Durrësit janë nën ujë.

Në disa kryqëzime e rrugë të qytetit ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke u përzier me ujërat e larta, e për pasojë kanë pushtuar edhe një pjesë të trotuareve.

Në qytetin bregdetar trafiku paraqitet i rënduar dhe ka vështirësi në qarkullim për këmbësorët, transmeton tch.

Ndërkohë sipas IGJEUM në çdo qark, në zona të caktuara priten dhe shtrëngata të shkurtra shiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme