Pas shkarkimit të ministrit e drejtorit të AKI’së, ky është veprimi i radhës i kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për herë të dytë brenda javës do të mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Zyra e kryeministrit, njofton se në këtë mbledhje do të diskutohet për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Mbledhja do të mbahet në orën 11:30, dhe më pas pritet të ketë konferencë për medie.

Herën e fundit që Haradinaj mblodhi Këshillin e Sigurisë, ishte një ditë pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Kujtojmë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i policisë, komandanti i FSK-së dhe ministri i Punëve të Brendshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme