Pas shkeljeve, AKP-ja heq dorë nga tenderi për sigurime fizike të objekteve

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka hequr dorë nga hapja e tenderit të ri për “Shërbimet e sigurimit fizik në hapësirat e AKP-së dhe të ndërmarrjeve shoqërore nën administrimin e AKP-së”. Kjo pasi ky institucion për më shumë se një vit nuk ka arritur që të përmbyllë procedurën tenderuese, shkaku se aktiviteti është përcjellë me shkelje të Ligjit të prokurimit publik dhe lënda është kthyer dy herë në rivlerësim dhe në ritenderim.

Në pamundësi të angazhimit të një kompanie për sigurimin e hapësirave të AKP-së, ajo ka angazhuar Policinë e Kosovës që ta bëjë një gjë të tillë, kurse asetet e ndërmarrjeve shoqërore janë duke u ruajtur nga ofruesit e shërbimeve, të cilët i ka angazhuar me kontratë mbi vepër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fillimisht AKP-ja e kishte angazhuar Policinë e Kosovës përmes tenderit publik në nëntor të vitit të kaluar për periudhën dymujore (dhjetor-janar), në vlerë prej 29.280 eurosh, ndërsa pas skadimit të kësaj kontrate, AKP-ja e ka angazhuar sërish Policinë edhe për tre muaj të tjerë (shkurt, mars, prill), ku vlera e kontratës për këta tre muaj është 45 mijë euro

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme