Pas Shqipërisë, Kosova do të vendos taksë për autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë që “Rruga e Kombit” tash e tutje të shfrytëzohet me pagesë, 5 euro për një drejtim, si dhe 5 euro në drejtim tjetër.

Një gjë të tillë po e paralajmërojnë edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Sipas këtyre të fundit, shumë shpejt pritet të vendoset taksa për shfrytëzimin e autostradës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson që taksa e vendosur për ‘Rrugën e Kombit’ është e lartë dhe mund të ndikojë në lëvizjen e qytetarëve në të dyja vendet”, thuhet në përgjigjet e kësaj zyre dhënë gazetës “Zëri”.

Zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës vendimin e Qeverisë shqiptare e kanë cilësuar të lartë dhe të papërshtatshëm për gjendjen ekonomike të të dyja vendeve, transmeton gazetametro.net.

Taksat e vendosura nga Edi Rama u panë si të larta dhe ‘plaçkitje’ nga ish-kryeministri Sali Berisha. Njeriu që edhe e ndërtoi, tha se Rama po synon ta ndalë qarkullimin e shqiptarëve tek njëri-tjetri.

Ndërkohë, sot është paralajmëruar se kjo taksë edhe mund të rrëzohet në Kushtetuese, pasi kjo nënkupton taksën e tretë që shqiptarët paguajnë për rrugët, e që sipas ish-ministrit Ylli Manjani, kjo është anti-kushtetuese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme