Pas sulmeve në Tiranë, nis fushata kundër Vjosa Osmanit në Serbi

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka sulmuar presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani dhe ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku. I ftuar në programin e mëngjesit në TV Happy, Daçiç tha se Osmani është për çdo gjë kundër.

“Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë”, tha Daçiç, teksa moderatorët e emisionit ia kujtuan përplasjet e tij edhe me ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, gjatë seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Vjosa është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”, tha Daçiç. Ky i fundit u shpreh gjithashtu se pret që serbët të dalin edhe më të fortë dhe më të bashkuar nga zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani u sulmua nga një pjesë e Rilindjes edhe gjatë vizitës së saj në Tiranë, për deklaratat që bëri kundër bashkëpunimit të Shqipërisë me Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme