Për shkak të sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor 2025 ndaj sistemit online të Bashkisë së Tiranës, është zgjatur afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit.
Në një njoftim zyrtar, Bashkia bën me dije se platforma e-femijet.tirana.al aktualisht nuk është funksionale, ndaj prindërit mund të paraqiten fizikisht në datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, te Rruga “Barrikadave”, për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve dhe kalimet nga çerdhja në kopsht.
Njoftimi:
Te nderuar qytetare,
Per shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025 Platforma e Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e- femijet.tirana.al nuk eshte ende në funksion.
Për sa më lart, ju informojme se ne datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund te paraqiteni në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (Adresa: Rruga “Barrikadave”) për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe kalimet nga çerdhja në kopsht për të gjithë ju që nuk arritët të aplikonit në platformë në datat 02-20 Qershor 2025.
Bashkëngjitur gjeni kriteret dhe dokumentacionin e duhur.
Ju mirepresim!
Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm