Partia Demokratke e Kosovës ka reaguar lidhur me sulmin me armë që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të zyrës së PDK-së në Skenderaj..
Në një komunikatë dërguar medieve, PDK në Skenderaj ka thënë se ky sulm nuk ka të bëjë me pakënaqësitë e brendshme në parti.
Ata thonë se dega e partisë në Skenderaj ka mirëpritur vendimet e kryetarit Kadri Veseli dhe nuk kanë asgjë kundër.
Ja reagimi i plotë:
Dega e PDK-së në Skenderaj nuk ka informacione nëse cak i sulmit të mbrëmshëm me armë zjarri ka qenë Zyra e PDK-së në Skenderaj, pasi dëmtime nga plumbat më shumë ka pasur lokali ngjitur me Zyrën tonë.
E informojmë opinionin publik se ne përjashtojmë çdo mundësi që ky sulm ka ardhur për shkak të pakënaqësive të brendshme, pasi dega e PDK-së në Skenderaj është unike dhe brenda strukturave të saj atmosfera është shumë pozitive, shumë bashkëpunuese dhe nuk ka pasur pakënaqësi në lidhje me proceset e fundit politike.
Ne e informojmë opinionin publik dega e PDK-së në Skenderaj dhe elektorati i gjerë i saj kanë mirëpritur dhe përkrahin vendimet e fundit të PDK-së dhe Kryetarit Kadri Veseli.
Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë hetime në lidhje me rastin. Ne besojmë dhe shpresojmë se ky rast do të ndriçohet shpejt.