Pas sulmit të Arbana Xharrës, Enver Hoxhaj paralajmëron aderime në PDK

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj në një konferencë pas sulmit ndaj Arbana Xharrës, paralajmëroi aderime të reja në këtë subjekt politik.
Enver Hoxhaj nënkryetari i PDK-së që doli sot në një konferencë për gazetarë pas sulmit të orëve të para të mëngjesit ndaj anëtares së kësaj partie Arbana Xharra,foli edhe për çështje tjera.
Hoxhaj deklaroi se PDK-së së shpejti do t’i bashkohen njërëz tjerë nga mediet, politika dhe shoqëria civile.

Hoxhaj në konferencë tha se sulmet si ky ndaj Xharrës kanë për qëllim frikësimin.

“Sulmi ndaj zonjës Xharra është një tendencë për frikësim të njerëzve që duan që Kosova ta ketë një fillim të ri. Ne i sigurojmë qytetarët e Kosovës, votuesit e PDK-së, se PDK-ja nuk do të ndalet që Kosova nga 11 qershori ta ketë një fillim të ri”, tha Hoxhaj.

Ai tha se PDK-ja nuk ka vija të kuqe në lidhje me koalicionet e mundshme.

Arbana Xharra u sulmua në orët e para të mëngjesit të sotëm para banesës së saj në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme