“Pas vrasjeve në Kosovë qëndron Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti”, prokuroria të hetojë Imer Imerin

“Akuzat kanë qenë sistematike dhe me një diskurs mjaft të egër akuzash që dukeshin të bazuara, edhe për faktin se  të akuzuarit nuk e kanë bërë asnjë tentim demantimi. Në kulmin e akuzave ndodhi pajtimi dhe Imer Imeri ia shtriu dorën e pajtimit atij që e quante “xhelat”! Pra, doli se ka rrejt!”, ka thënë Zogaj.

Javë më pare, Imer Imeri, vëllai i aktivisti të LDK-së, Haki Imerit, i vrarë pas lufte, ka tërhequr akuzat ndaj presidentit Thaçi, të cilin e akuzonte për vrasjet e vëllait të tij.

“Pas vrasjeve në Kosovë qëndron Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti, edhe i dinë këta shokët e vet, këta duhet të tregojnë”, kjo ishte deklarata e Imer Imerit, ku përgjegjësinë për vrasjet në Kosovë e hidhte tek Hashim Thaçin, Rexhep Selimi e Xhavit Haliti.

Por Imeri këto akuza i ka ndryshuar së fundit, pasi sipas tij është bindur se Hashim Thaçi nuk është fajtor për vrasjes e vëllait të tij.

“Me thirrjen e Thaçit për ti zbuluar vrasjet para dhe pas luftës si dhe bombat e President Rugova më ka lënë të kuptoj,  se me këtë njeri mundesh me fol. Edhe Thaçi e përsëriti disa herë thirrjen për t’i zbuluar vrasjet. Thaçi madje e aplikoj edhe Gjykatën Speciale dhe kjo është e duhur se Kosovës i vyen Gjykata Speciale, për krimet që kanë ndodh”, ka thënë Imeri për gazetën “Bota sot”.

Tërheqja e Imerit nga akuzat

Lidhur më këto akuza dhe tërheqje e këtyre të fundit, analisti Blerim Burjani ka thënë se këto ngjasojnë me kohën edhe interesin.

“Akuzat e tilla, pastaj kundër akuzat dhe gjërat e tjera duken politike. Ka plot raste të akuzave pastaj zmbrapsjeve, të cilat ngjasojnë sipas kohës dhe interesit. Kështu mund të komentohen akuzat ndaj Thaçit”, ka thënë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, analisti Skender Zogaj për ndryshimin e deklaratave të Imer Imerit ka thënë, se është shembulli më i keq i personit zhurmaxhi, i cili për një kohë shumë të gjatë ka zhvilluar fushatë akuzuese kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve nga partia e tij, duke i quajtur vrasës të vëllait, Haki Imerit.

“Akuzat kanë qenë sistematike dhe me një diskurs mjaft të egër akuzash që dukeshin të bazuara, edhe për faktin se  të akuzuarit nuk e kanë bërë asnjë tentim demantimi. Në kulmin e akuzave ndodhi pajtimi dhe Imer Imeri ia shtriu dorën e pajtimit atij që e quante “xhelat”! Pra, doli se ka rrejt!”, ka thënë Zogaj.

Gjithashtu, ai ka thënë se duhet që të hetohet Imeri, në lidhje me akuzat që ka bërë. “Dhe tash si rrenacak duhet që patjetër të hetohet për shpifje me qëllim. Se për  çfarë qëllimi e ka bërë, drejtësia duhet ta thotë, sepse nuk është mirë që figura e Presidentit Hashim Thaçi të mbetet  i njollosur si vrasës i  atdhetarit të shquar demokrat Haki Imerit, për shkak të bindjeve politike”, ka theksuar Zogaj.

Ky i fundit,  beson se prokuroria do të merret me këtë dhe raste të tjera të akuzave, që janë vepra njësoj të  rënda, sa edhe vrasjet politike.

Të hetohet për dëshmi të rreme

Kurse, analisti tjetër, Muhamet Kelmendi ka thënë se duke u mbështetur në ligjet pozitive në fuqi bërja e nge akuze ndaj çdo kujt tërheqë edhe përgjegjësinë e subjektit që e ngritë atë.  “

Subjekti duhet të vërtetoi ose argumentoi akuzave të bëra. Nëse është çështje penale, këtë kërkohet të kryeje vete prokuroria, në bazë të akuzës së bërë”, ka thënë Kelmendi.

“Po edhe nëse tërhiqet akuzuesi nga akuza, prokuroria kërkohet të vazhdojë hetimet dhe në vartësi me rezultatet të ngritë apo mos të ngritë padi penale kundër subjektit në fjalë.  Në rastin e tillë, prokuroria nuk duhet të ndal hetimet mbi rastin e paraqitur”, ka thënë Kelmendi.

Sipas të njëjtit,  tërheqja e akuzave të bëra  e detyron Prokurorinë që edhe ndaj tij (Imer Imerit) të zhvillojë hetime dhe të kërkojë përgjegjësi.

“Prokuroria duhet rastin e tërheqjes së Imer Imerit nga akuzat ndaj Hashim Thaçit, ta dërgojë në gjykatë dhe të vendosë lidhur me atë.  Nuk lejohet në shtetin e se drejtës veprimet denigruese dhe tërheqja pastaj si mos me qenë vrasje”, ka theksuar Kelmendi.  Po ashtu, ai ka nënvizuar,  se akuzuesi ka përgjegjësi penale për akuzën që e bënë.  “Veç kësaj ka edhe përgjegjësi deliktore për fyerjrn dhe prekjen e dinjitetit të subjektit. I takon gjykatës të vendos. Nuk ka pushtues të mirë, as pushtues çlirues, por vetëm pushtues skllavërues”, ka përfunduar Kelmendi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme