Pasditen e sotme, një zjarr shpërtheu në një zonë të hapur pranë ujësjellësit romak Akuadukt në Shkup

Pasditen e sotme, një zjarr shpërtheu në një zonë të hapur pranë ujësjellësit romak Akuadukt në Shkup. Zjarri përfshiu bar dhe shkurre, si dhe një sasi të madhe mbeturinash të shpërndara në të gjithë zonën e djegur. Ekipet e zjarrfikësve të Shkupit dolën menjëherë në terren, por gjatë shuarjes u penguan nga disa qytetarë që jetojnë në dhe përreth zonës së djegur, për këtë arsye u kërkua ndërhyrja e policisë për funksionimin e qetë të shuarjes. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov njoftoi se zjarri aktualisht është nën kontroll të plotë, dhe se pret që të shuhet plotësisht së shpejti. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme