“Pashë Eglin të shtrirë, të masakruar”- U dhunua për vdekje nga 29-vjeçari, flet motra e viktimës: Policia s’pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë

E motra e 42-vjeçarit, Egli Progës, ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e vëllait të saj, i cili u dhunua për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit pasditen e së shtunës (10 Gusht).


jonida proga

Jonida Proga është shprehur se kur shkuan në urgjencë e ka parë vëllain e saj të shtrirë dhe të masakruar, ndërsa mjekët po bënin tentativat e fundit për ta rikthyer në jetë.

Ajo u shpreh se gjatë bisedës me policët i thanë se i vëllai ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte humbur jetën, por shtoi se “dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush”

Motra e viktimës, Jonida Proga: “Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ai ndoshta kishte mbaruar në atë moment, po i bënin elektroshok.

Ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që ti hiqnin pajisjet, nuk mund ta kthenin në jetë. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë.

Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Nuk na kishin thënë që kishte pasur sherr. Mirë që si lexova mediat, kur thuhej që ka qënë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar, se nuk e di si do ta përballoja. I kam hapur mediat shumë me vonesë.

Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. Askush nuk thoshte që është bërë një vrasje, që e kanë vrarë dhe e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë hedhur në rrugë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Djali i tezes e gjeti vëllain të rrethuar me njerëz, ambulanca u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrihej. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin. (Qan)

Egli ishte njeriu më i butë, çuni më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, e kanë ngacmuar dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim edhe shteti që ka pritur, që ka fshehur ngjarjen. Aty ku ishte i shtrirë ai kalonin makinat, nuk ka patur shirita, njerëzit kafe, një njeri i shtrirë aty.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos të zgjasë duart askush, të mos guxojë askush të bëhet palë, të mos e gënjejë mendja. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi”.

Në pranga për ngjarjen e rëndë ka rënë 29-vjeçari Denis Meçe, i cili sipas banorëve të zonës, të cilët folën jashtë kamerave, njihet si njeri problematik në zonë.

Sipas informacioneve është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Goro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme