Deputetja Marjana Koçeku, disa ditë pas largimit nga PS sot ka kërkuar falje për të gjitha banorët e Thethit, të cilët u prekën nga aksioni për prishjen e ndërtimeve disa muaj më parë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja, tashmë e pavarur thotë se ajo ka qenë një nga goditjet më të mëdha emocionale që ka marrë në jetën e saj.
“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.
Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.
S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”, shkruan Koçeku.
The post Pasi braktisi PS, Marjana Koçeku pendohet për mbështetjen që i dha aksionit në Theth: Kërkoj falje, ajo ngjarje ka qenë ndër goditjet më të mëdha që kam marrë në jetën time appeared first on Gazeta Shqiptare Online.




