Pasi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave në Ferizaj, i mituri gjatë ikjes rrihet nga viktimat e bëhet për spital

Një i mitur është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:10, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se gjatë i mituri gjatë ikjes është kapur nga viktimat dhe është rrahur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Gjatë ikjes, i dyshuari është kapur nga viktimat dhe është rrahur”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit, me një karikator me një fishek dhe katër gëzhoja.

Po ashtu në raport pas pranimit të tretmanit mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme