Cristiano Ronaldo ka marrë lajmin tronditës mëngjesin e sotëm dhe menjëherë ka udhëtuar për te nëna e tij.
Nëna e tij, Dolores Aveiro, ka pësuar një sulm në tru në orët e para të mëngjesit dhe u transportua me urgjencë në spital – derisa raportohet se gjendja e saj është stabile.
Për këtë shkak, ylli portugez është në dyshim për sfidën e nesërme kundër Milanit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Ai thuhet se ka udhëtuar menjëherë sot në vendlindjen e tij, për të vizituar nënën e tij dhe nuk dihet nëse do të jetë prezent në ndeshjen e nesërme.
Takimi i parë në ‘San Siro’ përfundoi baras 1:1, ndërsa nesër me fillim nga ora 20:45 do të merret vesh finalisti i parë.