Pastrim parash e prostitucion, arrestohet italiani në Tiranë

Policia ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën me dije se një 50-vjeçar italian, banues në Tiranë, dhe një 49-vjeçar nga Vlora do të ekstradohen në Itali, ku edhe janë dënuar nga gjykatat e këtij vendi.

Të arrestuar janë:

Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali, me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg, dhe Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritet Gjyqësore Italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni””.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme