PAVARËSIA E KALIFORNISË, LEJOHET PETICIONI PËR “CALEXIT”

Fushata për të shndërrimin e Kalifornisë në një shtet të pavarur mori një mbështetje ligjore, pasi përkrahësit e idesë tashmë lejohen që të mbledhin firma për peticionin “kombësia e Kalifornisë”, ose siç njihet ndryshe “Calexit”.

Sekretari i Shtetit të Kalifornisë Alex Padilla miratoi ligjërisht procedurën më 26 janar. Organizatori i fushatës për pavarësinë e Kalifornisë Don Sutton tha se objektivi është i arritshëm, pasi Kalifornia që tani është “de fakto” një vend i pavarur brenda një kombi.

Ai tha se Kalifornia ka financat dhe fuqinë njerëzore për të qenë e pavarur. Duhen thuajse 600 000 firma që “Calexit” të hidhet në referendum në vitin 2018 dhe në varësi të rezultatit, mund të ketë ndryshime të Kushtetutës së këtij shteti amerikan. Më pas, në një tjetër votim, nëse referendumi i parë fiton, Kalifornianët do të pyeten nëse duan të largohen nga SHBA.

Nëse Kalifornia voton “Po”, kjo është pjesa e parë drejt pavarësisë. E dyta, vjen nga Uashingtoni, pasi lëvizja duhet miratuar nga dy të tretat e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Një betejë, e humbur sipas ekspertëve. Këta të fundit thonë se aktualisht vetëm 33% e banorëve të Kalifornisë mbështesin idenë e pavarësisë dhe ky numër do të ulet pasi të nisin të zbulohen anët negative të ndarjes.

Ata që duan të shkëputen nga SHBA thonë se Kalifornia paguan shumë taksa për buxhetin amerikan dhe nuk merr mbrapsht aq shërbime sa të justifikohen ato. Sipas Bankës Botërore dhe FMN-së, nëse llogaritet si një shtet i pavarur, ekonomia e Kalifornisë do të ishte e 11-ta në botë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme