Pavarësisht motit të keq, kryeministri Haradinaj niset për në Kosovë! (Foto)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, së bashku me ekipin pritet të fluturojë nga Aeroporti i Sofjes të Bullgarisë për në Prishtinë në orën 23:00

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Donjeta Gashi. Sipas saj, ky vendim është marrë në koordinim me Ambasadën e Kosovës në Sofje dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Pamje nga aeroplani në të cilin ndodhet Kryeministri Haradinaj me ekipin e tij | Foto: Gazeta Blic
Pamje nga aeroplani në të cilin ndodhet Kryeministri Haradinaj me ekipin e tij | Foto: Gazeta Blic

Edhe në faqen zyrtare të Aeroportit të Sofjes fluturimi i aeroplanit  “W67792 i WizzAir” në të cilin ndodhet Kryeministri Haradinaj me ekipin e tij është planifikuar për në orën 22:50.

Ndërkaq në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë bërë të ditur se janë krijuar mundësitë për aterrim.  Valentina Gara, zëdhenëse në APN “Adem Jashari” konfirmoi për “Gazeta Blic” se aterrimi i aeroplanit “W67792 i WizzAir” pritet të ndodh në orën 00:00.

I pari i ekzekutivit ishte në Londër për takimin e BERZH-it me kryeministrat e rajonit./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme