E diel, 13 Nentor 2016 – Sakte.net /
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) me tri vendime të ndara tashmë i ka dhënë të drejtë shfrytëzimit të pensionit me aftësi të kufizuara Shehide Malokut nga komuna e Drenasit.
Mirëpo, për këtë i është vënë asaj një kusht. Siç thotë ajo, nga Ministria i është kërkuar që të heqë dorë nga pensionet e një viti të tërë nëse do që të futet në listë për të marrë pension nga maji 2016-të.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) me tri vendime të ndara tashmë i ka dhënë të drejtë shfrytëzimit të pensionit me aftësi të kufizuara Shehide Malokut nga komuna e Drenasit.
Mirëpo, për këtë i është vënë asaj një kusht, shruan sot Gazeta “Zëri”.
Siç thotë ajo, nga Ministria i është kërkuar që të heqë dorë nga pensionet e një viti të tërë nëse do që të futet në listë për të marrë pension nga maji 2016-të.
Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk kanë folur për ketë rast, por në përgjigje të kësaj Ministrie thuhet se arsyeja se pse personi në fjalë nuk e merr këtë pension është se nuk i plotëson kriteret e parapara me ligj.
Por, në anën tjetër Maloku me lot në sy tregon për maltretimet e shumta që i janë bërë deri më tash.
Maloku ka rrëfyer për gazetën “Zëri” se plot dy vjet është duke trokitur dyerve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), për të kërkuar që ta rimarrë pensionin si person me aftësi të kufizuara, të cilin e gëzoi nga viti 2004 deri në vitin 2014-të, pasi që nga viti 2004 ajo është diagnostikuar me sëmundjen “Cirrhosis hepatit casua”.
Por, asaj iu mohua kjo e drejtë në vitin 2014-të, edhe pse gjendja e saj shëndetësore nuk ka pasur asnjë përparim.
Për mohimin e pensionit për persona me aftësi të kufizuara ajo ka vrapuar edhe nëpër institucione të Kosovës, për ta realizuar të drejtën e saj.
Ndërsa për ketë arsye ka paditur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë.