Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka dalë fituese e zgjedhjeve, duke siguruar 5 mandate. Në këtë mënyrë, në Kuvend do të hyjnë Luciano Boçi, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj dhe Bardh Spahia, i cili ka hyrë nga lista e hapur, pasi nga numërimi i votave preferenciale ka marrë 8,278 vota.
Forca e dytë në këtë qark është renditur Partia Socialiste, e cila ka siguruar 4 mandate, duke futur në Kuvend kandidatët nga lista e mbyllur, Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Cela dhe Bujar Rexha.