Partia Demokratike prezantoi sot programin për turizmin.

“Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën” tha Basha.

PD angazhohet të rrisë kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10% dhe dyfishimin e punësimit në sektorin e turizmit. Për rritjen e numrit të turistëve të huaj me 15% në vit dhe premton uljen e TVSH për të gjithë operatorët në industrinë e turizmit në masën 6%. Investimet në infrastrukturë dhe energji elektrike janë një tjetër pikë kryesore e këtij program.

Për herë të parë do të stimulohet edhe kërkesa turistike në vend, sidomos ate nga moshat e treta.

Premtimet

Qëllimi kryesor i programit të turizmit është të mundësojë rritjen e kontributit direkt të turizmit nga 8% në 10% të Produktit të Përgjithshëm Bruto, duke dyfishuar punësimin në sektorin e turizmit nga 40.000 në 80,000 vende pune

Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese.

Angazhohemi të përmirësojmë klimën e biznesit dhe të sigurojmë stimujt për dyfishimin e kapaciteteve akomoduese. Vecanërisht, vëmendje do t’i kushtohet lehtësimit të procedurave për leje ndërtimi për hotele dhe sigurimin e energjisë elektrike për to.

Angazhohemi të zgjasim sezonin turistik përmes diversifikimit të produktit turistik në 4 tipologji-turizëm bregdetar, malor, rural, e kulturor.

Angazhohemi që cdo projekt investimi me financim të brendshëm në infrastrukturë duhet të dëshmojë përputhshmërinë me objektivat për zhvillimin e turizmit.

Angazhohemi të rrisim numrin e turistëve të huaj me 15% në vit dhe të dyfishojmë netë-qëndrimet për turistët e huaj.

Do të investohet në infrastrukturën e energjisë elektrike, ujit e të trajtimit të mbetjeve e ujrave të ndotura në destinacione turistike kulturore, veçanërisht malore e rurale të Shqipërisë veriore, verilindore e juglindore.

Do të investohet në përmirësimin e cilësisë së transportit ndërurban, si dhe

Do të investohet në sinjalistikën e nevojshme të destinacioneve turistike, vecanërisht për ato kulturore, malore e rurale dhe orientimin e turistëve përmes përdorimit të aplikacioneve dhe teknologjisë.

Industria e turizmit do të përfitojë nga të gjitha masat e propozuara në programin ekonomik të Partisë Demokratike, si: Vendosja e taksës së sheshtë 9%, Ulja e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%, Ulja e taksave dhe tarifave vendore për bizneset e vogla e të mesme apo edhe anulimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin.

Përveç këtyre masave, vecanërisht për industrinë e turizmit:

Do të ulim TVSH-në për të gjithë operatorët në industrinë e turizmit në masën 6%. Trajtimeve aktuale preferenciale në sektor do i vi fundi duke krijuar kështu premisa të një zhvillimi të industrisë mbi baza të konkurrencës së drejtë mes të gjithë aktorëve.

Do të prezantojmë paketë stimujsh financiarë për mbështetjen e sipërmarrjeve rekreative në zonat rurale e malore dhe për mbështetjen e sipërmarrjeve të një tipologjie të re në vendin tonë si ato të turizmit kurativ apo eko-turizmit me grante, kredi të buta dhe lehtësim barre fiskale për vitet e para të operimit.

Do të mbështesim programe arsimi profesional dhe universitare me fokus turizmin dhe shërbimet në funksion të turizmit.

Do të promovojmë destinacionet turistike kulturore e natyrore në tregjet në rritje ekonomike, vecanërisht ato aziatike si dhe

Për herë të parë do të stimulojmë edhe kërkesën turistike në vend, sidomos ate nga moshat e treta.