PD protestë paqësore, Basha shoqërohet nga vajzat e tij

Partia Demokratike ka ftuar sot qytetarët të marrin pjesë në një tubim masiv për të protestuar për kauzën e zgjedhjeve të lira. Protesta do të zhvillohet në orën 12:00, pranë Kryeministrisë.
Prej mëngjesit të sotëm mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës se opozitës.
Sakaq, demokratët kanë marrë të gjitha masat për të shmangur përplasjen me forcat e rendit dhe për të ndaluar aktet e dhunës.
Veç kordonit me policë para Kryeministrisë, demokratët do të kenë përfaqësuesit e tyre që do të ndalojnë militantët të përballen me forcat e rendit.
Në protestën e PD¬së pritet të flasin në podium qytetarë të shtresave të ndryshme, nga sipërmarrësit e vegjël deri te të papunët, apo ata me ndihmë ekonomike.
Po ashtu, fjalë në podium do të kenë edhe të rinjtë. Nga politikanët është planifikuar të flasë vetëm Lulzim Basha dhe jo deputetë apo aleatë të opozitës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme