PD: Rama dhe oligarkët vjedhin dhe në kohë krize

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për rënien e të ardhurave gjatë periudhes së pandemisë COVID-19.

Bardhi shprehet në rrjetet sociale se shteti shqiptar ka para, por Rama i ndan ato me oligarkët duke dhënë tendera sekret.

Reagimi

Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet ti ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryehet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize. Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate./ Opinion.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme