Komuna e Fushë Kosovës sivjet do të ketë një garë më specifike në zgjedhjet komunale. Kjo për faktin se që të dyja kanë zgjedhur për kandidat persona që i përkasin familjes së njëjtë, njofton portali Sakte.net
Derisa kandidat i PDK –së për komunën e Fushë Kosovës është Adem Zogiani, Vetëvendosje do të garojë me Avni Zogianin.
Aktualisht, kjo Komuna e Fushë Kosovës udhëhiqet nga Burim Berisha nga radhët e LDK’së, i cili për dy mandate me radhë është zgjedhur në krye të kësaj komune./Sakte.net