PDK: Do të marr pjesë në seancën konstituive

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës pas mbledhjes në orët e mëngjesit ka vendosur që të marrë pjesë në seancën e sotme konstituive, ku do të votohet për kryeparlamentar dhe nënkryetarë të Kuvendit.

Mbledhja e Kryesisë së PDK-së tashmë ka përfunduar, ndërsa e vetmja pikë diskutimi ka qenë pjesëmarrja në seancë, raporton Telegrafi.

Ndryshe, edhe Nisma për Kosovën, dje ka paralajmëruar pjesëmarrjen në seancën e sotme.

Por,  i nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj dje ka thënë se ka mundësi që nuk do të marrin pjesë fare në seancë për shkak të paralajmërimeve të AKR-së se nuk do ta votojnë kandidatin e PAN-it për kryeparlamentar.

Seanca e sotme konstituive do të mbahet në ora 10:00.  /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme