PDK duhet të shkojë në opozitë, LDK-në duhet ta ndëshkojë elektorati

Rrëzimi i koalicionit ka qenë diçka e pritshme. Partive u mbetet që të punojnë në programet e tyre, mirëpo, fatkeqësisht pritet që dhe në këtë fushatë të ketë përplasje, akuza, kundër akuza, sharje e fyerje, të cilat kanë filluar menjëherë pas prishjes së koalicionit, e me të cilat do të provohet që të merret vota e qytetarëve.

PDK duhet të shkojë në opozitë dhe se ky do të ishte lajm i mirë për vendin.Kështu pohojnë analist politik, të cilët flasin pas situatës së krijuar me rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje.

Analisti Imer Mushkolaj, thotë për KosovaPress se duhet të shihen mundësi, qoftë të koalicioneve para zgjedhore ose pas zgjedhore, në mënyrë që të provohet që proceset të qohen tutje, me PDK-në, në opozitë.

Mushkolaj thotë se jo vetëm që PDK do të duhej të shkojë në opozitë, por edhe LDK-ja do të duhej të ndëshkohet nga elektorati, të cilin e tradhtoi, me hyrjen në koalicion me PDK-në. Ndërsa e quan të turpshëm fundin e koalicionit PDK-LDK.

E si problem për PDK-në, Mushkolaj nuk e sheh PDK-në e Kadri Veselit, por vet Isa Mustafën. Ndërsa thotë se grupi reformator brenda LDK-së, duhet ta krijojë masën më të madhe kritike, në mënyrë që të reagojë dhe LDK-së t’i jap një drejtim të ri, duke e hequr ato kthetrat e këtij grupi që e kanë kapur LDK-në tash e dy dekada e gjysmë.

Analisti tjetër, Driton Selmanaj, thotë se mënyra se si PDK zgjodhi të ikë nga koalicioni po vendos një standard të rrezikshëm në vend, si tradhtia dhe format prapa shpinës. Ai thotë se pritet të jetë garë interesante në mes të partive. Ndërsa uron që koalicioni LDK-PDK të mos përsëritet kurrë më. Selmanaj thotë se do të ishte vlerë për vendin që PDK të shkojë në opozitë.

Ndërsa sa i përket LDK-së, Selmanaj thotë se mënyra se si u rrëzuar nga pushteti, mund të shërbejë si element i mobilizimit të brendshëm, në mes strukturave dhe elektoratit dhe se kjo ta përmirësojë atë humbjen e ndjeshme që e ka pasur kjo parti për shkak të hyrjes në koalicion krejtësisht të panatyrshëm me PDK-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme