PDK e harron si e zgjodhi Kadri Veselin akuzon LDK’në për mungesë demokracie

Përveç Fatmir Sejdiut e Melihate Termkollit, vërejtje për procesin e zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK’së edhe për një mandat, kanë lëshuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Duke qenë se pritjet për karrige kishin dështuar, nga partia e Veselit janë lëshuar akuza për mungesë të demokracisë brenda LDK’së. Këto kritika vijnë dy muaj pas Konventës në të cilën ishte rizgjedhur në krye të partisë, Kadri Veseli, madje pa asnjë kundërkandidat.

Pas shumë problemeve nëpër degë e nëndegë, Lidhja Demokratike e Kosovës më 3 gusht ka përmbyllur Kuvendin e IX-të zgjedhor duke rizgjedhur në postin e kryetarit edhe për një mandat, Isa Mustafën.

Megjithatë për ta zgjedhur Mustafën në krye të partisë, delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të LDK’së, iu desh që të hynin edhe në procesin e votimit të kandidaturave, pasi që Fatmir Sejdiu kishte vendosur që ta sfidonte Mustafën për postin e të parit të partisë.

Duke qenë se kandidatura e Sejdiut nuk u aprovua nga delegatët, në garën për kryetar i vetëm kishte mbetur Isa Mustafa, i cili më pas morri besimin unanim të Kuvendit të IX-të zgjedhor për t’u ulur në karrigen e kryetarit të partisë edhe për një mandat.

E i gjithë këtë proces nga afër e ka vëzhguar PDK’ja e Kadri Veselit, pasi që problemet nëpër degë e nëndegë kishin rritur pritjet së në Kuvendin e LDK’së mund të kishte përsëri karrige, dhe një ndarje tjetër e partisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova do t’i konvenonte më së shumti rivalit të tyre të përhershëm, PDK’së.

Duke qenë se i gjithë procesi i së shtunës ishte përmbyllur pa asnjë incident, eksponentë të ndryshëm në PDK, kishin filluar të shfaqnin vërejtjet dhe mospajtime e tyre për mungesën e demokracisë së brendshme në LDK.

E para që kishte reaguar kishte qenë deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu, e cila në profilin e saj në facebook, kishte publikuar një fotogarfi në të cilën shiheshin forca të sigurimit privat brenda objektit ku po mbahej Kuvendi Zgjedhor i LDK’së.

“Me dyer të mbyllura dhe me sigurim special. Konsensuesi???”, kishte shkruar Musliu, raporton Gazeta Express.

 Përveç Musliut kishte reaguar edhe Gani Koci i cili mbante postin e nënkryetarit të PDK’së para rizgjedhjes së Kadri Veselit në postin e kryetarit.

“Isa Muatafa, si Nastradini! Nastradini me një unazë i mbante në disponim tri gratë e veta, kurse Isa me pozitën e Kryeministrit po i mashtron Lutën, Agimin e Vjosën.Ishalla nuk i shkon ndërmend se Qeveria e Isës mund t’i ketë 3 Kryeministrrrrrra!”, kishte shkruar zëvendësministri Koci në llogarinë e tij në facebook.

Por çfarë kishte ndodhur saktësisht në Konventën Zgjedhore të PDK’së të mbajtur më 16 qershor, nga ku Kadri Veseli u rizgjodh në krye të partisë edhe për një mandat.

Nënkryetari i kësaj partie, Hajredin Kuçi, kishte qenë ai që e kishte propozuar Kadri Veselin për të marrë timonin e partisë edhe për një mandat.

Ndërkohë pas fjalës së tij në të cilën e kishte propozuar Veselin mes lavdesh, Kuçi kishte konfirmuar se asnjë anëtarë tjetër i PDK’së nuk ka paraqitur kandidaturën për ta sfiduar Kadri Veselin për karrigen e të parit të partisë.

Gjithçka që diskutohej në këtë Konventë të PDK’së, ishte se a duhej të votohej për Kadri Veselin me votë të hapur apo të fshehtë, edhe përkundër faktit se nuk kishte kandidat tjetër.

“Të nderuar delegatë pas propozimit që bëra në emër të kryesisë së PDK’së, sipas rregullores së punës së Kuvendit, edhe përkundër insistimit të kanidadit për kryetar, që ka dashur të jetë me vota të fshehta votimi, dhe dua të them që rregullorja apo statuti ynë lejon që votimi kur është vetëm një kandidat, Konventa të deklarohet a dëshiron ta bëjë me vota të fshehura apo të hapura. E duke qenë se Komisionit i ka ardhur vetëm një kandidatur deri më tani , dhe kandidatura të tjera nuk ka, unë do ta vëja në votim që të votohet në mënyrë të haptë”, kishte deklaruar Kuçi.

Pas fjalës së Kuçit, të gjithë pjesëmarrësit në Konventën e PDK’së kishin vendosur që votimi të bëhej në mënyrë të hapur. Për këtë nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Menjëherë pas kësaj Kuçi kishte hedhur në votim emrin e Veselit si kandidatin e vetëm për kryetar. Të gjithë pjesëmarrësit në Konventë me entuziazëm kishin ngritur lartë kartuçat e tyre të gjelbër për ta zgjedhur Veselin në krye të partisë, të pa sfiduar nga askush.

Megjithatë sekretari i kësaj partie, Basri Musmurati, para Konventën kishte deklaruar se do të ishte mirë që të kishte më shumë se një kandidat për kryetar, pasi një gjë e tillë do t’i bënte mirë partisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme