PDK e lë mundësinë e hapur për ta rrëzuar Qeverinë

Dy herët e fundit, PDK e kishte përkrahur idenë e shkarkimit të Qeverisë. Njëherë e kishte përdorur AKR’në e Pacollit, pastaj LDK e Isa Mustafës. Tash, zyrtarët e Partisë së Kadri Veselit thonë se vetëm Kryetari vendos nëse do të përkrahin mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë. Kësaj radhe është Partia e Fatmir Limajt që ka nisur iniciativën për largimin e Qeverisë PDK-LDK

Partnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK, nuk duket se po i shqetëson paralajmërimin i një nisme e nga partitë opozitare për të kërkuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë.

Një ide për mocion mosbesimi për ekzekutivin e ka dhënë kreu i Nismës, Fatmir Limaj e cila ka marr mbështetjen nga partitë opozitare.

Por, kjo nismë nga dy partnerët e koalicionit përveç që po vlerësohet si një nismë që partitë opozitare kanë të drejtë ta marrin, nuk është se është komentuar shumë, njofton lajmi.net

Për të kaluar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë duhen së paku 60 vota. E për anëtarin e Kryesisë së PDK-së dhe nënkryetarin e Kuvendin Xhavit Halit kjo nismë është e drejtë e partive opozitare për ta bërë.

Ai i pyetur nga lajmi.net nëse do ta përkrah PDK-ja këtë mocion pasi për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, janë shprehur edhe disa deputetët të kësaj partie, ka thënë se ai personalisht nuk do ta jap votën, ndërsa për qëndrimin e partisë vendos kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Votën time nuk e kanë, se a do ta mbështet partia këtë është në kompetencë të kryetarit të PDK-së për ta mbështetur ose jo”, ka thënë Haliti për lajmi.net.

Rreth mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë, nuk ka komentuar shumë as kryeministri Mustafa i pyetur ditë më parë. Ai është shprehur se është e drejtë ligjore që opozita të kërkojë një gjë të tillë, duke shtuar se është i përkushtuar për të punuar në të mirë të qytetarëve.

Opozita ka paralajmëruar se nga e hëna do të nisë me mbledhjen e nënshkrimeve për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme