PDK fton partitë të gjejnë konsensus për reformën zgjedhore

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një konference për media, i ka ftuar partitë politike që të gjejnë konsensus për krijimin e reformës zgjedhore.

Anëtari i kryesisë, Abelard Tahiri, tha se PDK-ja dëshiron t’ju rikujtoj partive se bashkëpunimi dhe konsensusi është i domosdoshëm, ashtu që shumë prej çështjeve që janë shtruar të gjejnë një zgjidhje.

Në mesin e shumë çështjeve PDK konsideron se klasa politike duhet të filloj njërën prej temave më të rëndësishme- reformën zgjedhore.

“Platforma e PDK-së është platformë e temave reale që duhet të punojmë bashkërisht. Pjesë e kësaj reforme do të jenë jo vetëm partitë politike por edhe institucionet, shoqëria civile që të gjejmë një reformë të mirëfilltë zgjedhore”, tha Tahiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme