PDK-ja mbledh K’shillin Drejtrues

Partia e Kadri Veselit i ka ftuar anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK’së për një takim në orën 13. Deputetja Blerta Deliu-Kodra e ka konfirmuar se do të takohen anëtarët e organit më të lartë partiak. Por, s’ka treguar nëse do të flasin për koalicion, zgjedhje të reja. Ka thënë mund te diskutohet mundësia e emërimit të udhëheqjes tjetër partiake.

Kadri Veseli i ka mbushur gjashtë muaj si udhëheqës i PDK’së në mandatin e dytë pa e kompletuar pjesën tjetër të Partisë. Ende s’i ka caktuar anëtarët e Kryesisë dhe as Nënkryetarët.

Megjithëkëtë, sot, Veseli e ka thirr mbledhjen e Këshillit Drejtues që do të mbahet në orën 13.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka thënë për Express se në këtë takim mund të flitet edhe tema emërimit të udhëheqjes tjetër të partisë dhe tema të tjera.

“Ne zakonisht i mbajmë për fundvit gjithmonë takimet e Këshillit Drejtues. Është një prej mbledhjeve ku do të diskutohet edhe aktualiteti politik, por nuk është e sigurt nëse do të zgjedhet sot kryesia ose jo. Nuk e kemi ende të definuar nëse do të arrihet të përmbyllës sot ose jo”, ka thënë Deliu-Kodra për Express.

“Do të ketë diskutime rreth agjendave të fundit dhe natyrisht takim përmbyllës i partisë. Natyrisht janë çështje të strukturës tonë organizative, e kemi përmbyllë procesin zgjedhor deri në kryesi. Me e pa gjendjen e përgjithshme ku jemi, po ashtu me e pa mundësinë për reformat të cilat i bëjmë çdo ditë”, ka shtuar ajo.

PDK prej pasluftës ka qenë në pushtet në shumicën e kohës, përjashtim vitet 2004-2004, kur bashkëqeversnin LDK me AAK’në.

Kjo parti ka pasur katër herë pozitën e Kryeministrit, tri herë Hashim Thaçi përfshirë Qeverinë e Përkohshme dhe një herë Bajram Rexhepi.

Kadri Veseli, ish-Shef i SHIK’ut, ka marrë pozitën e Shefit të PDK’së më 2016 kur themeluesi i Partisë u ngjit në pozitën më të lartë shtetërore.

Aktualisht është partia e tretë pas Vetëvendosjes dhe LDK’së. Në ditën e zgjedhjeve, Veseli tha se shkojnë në opozitë pasi kanë humbur zgjedhjet.

VV dhe LDK kauzë zgjedhore e kanë pasur ta çojnë në opozitë PDK’në dhe kanë thënë se s’bëjnë koalicion me këtë parti.

PDK edhe në nivel lokal është partia e tretë sa i përket udhëheqjes së komunave. Drejton Drenasin, Kaçanikun, Shtimen, Ferizajn, Dragashin.

PDK është themeluar pas përfundimit të luftës ndërsa themeluesit kryesorë ishin edhe udhëheqës të luftës dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

Një pjesë e madhe e udhëheqjes aktuale dhe ish-prijës të kësaj partie janë ftuar në cilësi të të dyshuarve nga Gjykata Speciale në mesin e të cilëve edhe Kadri Veseli, Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Azem Syla etj./Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme