PDK-ja në Lipjan vjen me 6 propozime për zgjedhjet nacionale

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, nën udhëheqjen e kryetarit z.Shukri Buja, sot ka mbajt takimin e radhës me ç’rast janë ndarë detyrat operacionale dhe mobilizuese për zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti.
Kryetar i Shtabit Zgjedhor u zgjodh, Shukri Buja,kryetar i degës, njoftoi PDK.
Drejtor Shtabit Zgjedhor u zgjodh,Lulzim Rrustemi
Drejtor për Informim dhe marketing, Hasan Luma
Drejtor për Financa, Mendim Luma
Drejtor për Komisionier dhe Vëzhgues, Feti Buja
Drejtor për Shërbime Teknike, Bajram Rizani dhe
Drejtor për Shërbime Administrative dhe teknike Arian Hasani
Kryesia po ashtu nominoi të gjithë Shefat e Shtabeve të Zonave Zgjedhore.

Ndërkaq, kryesia e degës unanimisht propozoi PDK-së në qendër, listën prej gjashtë kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit për Kuvendin e Kosovës,si vijon :Shukri Buja, Selvije Halimi, Florent Hoxha, Luzim Rrustemi, Ylber Aliu dhe Petrit Kelmendi. Lipjaninews

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme