PDK-ja prezantoi drejtorët e rinj në Prizren

 

PDK-ja  prezantoi drejtorët e rinj në Prizren

Angazhimi personal i liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për ndryshime në qeverisjen e Prizrenit si duket ka sjellë rezultatet e para pozitive.

“Pas disa vizitave nga ana e Veselit, Dega e PDK-së, ka arritur që me unanimitet t’i përzgjedhë emrat e drejtorëve të rinj. Unanimiteti u konfirmua me hapin simbolik kur drejtorët e deritashëm e dorëzuan detyrën e tyre te drejtorët e rinj në një konferencë të përbashkët për media”, ka njoftuar zyra për Marrëdhënie me Publikun, Dega e PDK-së në Prizren, sipas të cilës: drejtor i Shërbimeve Publike është zgjedhur, Sulltan Badallaj, ekonimist i diplomuar; drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Visar Islamaj, jurist i diplomuar; drejtor i Arsimit, prof. dr. Zahadin Shemsedini; drejtor i Shëndetësisë, znj. Shpresa Goçaj, specialiste e Radiologjisë; drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, znj. Sherife Balaj, mr. e Sociologjisë.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, pasi ka vlerësuar punën e drejtorëve të deritashëm është zotuar se me energjitë e reja të drejtorëve të rinj do të arrijë që ta vazhdojë realizimin e projekteve kapitale në Prizren, si dhe të ndërmarrë hapa të rinj për zhvillimin e qytetit.
Në këtë konferencë për media ka folur edhe kryetari i Degës së PDK në Prizren, Minir Krasniqi, i cili ka thënë se ndryshimet në ekipin e qeverisjes së Prizrenit kanë ardhur sipas propozimeve ana e Degës së PDK-së dhe pas konsultave të shumta, me qëllim të ndryshimeve pozitive.