PDK konfirmon mbajtjen e seances konstituive

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës  pritet të mbahet shumë shpejt. Kështu të paktën beson deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

“Nuk kemi informata se kur, por besojmë që shumë shpejt”, është shprehur Deliu për “Arbresh.info”.

Ajo ka thënë se çështja e konstituimit të kuvendit është çështje të sekretarisë së kuvendit dhe presidencës, dhe për këtë PDK  ende nuk ka kurrfarë informate.

Ndryshe, deputeti i zgjedhur i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka, në një nga media ka folur për konsituimin e Kuvendit, duke thënë se seanca e parë parlamentare do të mbahet më 27 korrik. Ai ka treguar se pret nga Vetëvendosje dhe LDK që ta votojnë kreun e kuvendit nga radhët e PAN-it./ Arbresh.info/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme