PDK: Kryetari Ahmeti me dështime dhe shkelje ligjore

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, nëpërmjet një komunikate për media, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, për një varg dështimesh e shkeljesh ligjore gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së tij.

Sipas PDK-së, Ekzekutivi i Komunës nuk i ka shqyrtuar vendimet e organeve mbikëqyrëse për një varg shërbyesish civilë, të cilët kanë fituar kontestet gjyqësore për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës, pastaj një mesin e disa projekteve të dështuara është edhe rruga Qylag-Blinajë, fusha e sportit në Akllap etj. Shukri Buja, kryetar i PDK-së në Lipjan, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, nëpërmjet kësaj komunikate ka thënë se kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë fushatës me moton kishte “ligjin dhe zotin”, sipas Bujës, i ka shkelur vazhdimisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme