PDK: Mbi 300 personalitete të reja do jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në kuadër të aktiviteteve përgatitore për zgjedhjet lokale.

Në këtë mbledhje të Kryesisë është raportuar nga degët, se deri tani mbi 300 personalitete të reja do të jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna, shkruan lajmi.net

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë.

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së kanë diskutuar në këtë mbledhje edhe për hartimin e programeve specifike për secilën komunë, programe që u përgjigjen më së miri kërkesave të qytetarëve, të cilat do të sigurojnë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, lidershipi i Partisë Demokratike ka kërkuar nga anëtarët mobilizim maksimal për zgjedhjet lokale. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme