PDK në Malishevë-Limajt: Politikan pa moral, i luftoi Thaçin e Veselin

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke thënë se nuk duan koalicion me partinë e tij dhe se po përfiton në kurrizin e ish-krerëve të PDK-së.

Dega e PDK-së në Malisheve këtë reagim e ka bërë në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar “gabim vetëvrasës” koalicionin me Limajn.

Kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se do ua vë veshin degëve e nëndegëve të shpërndara nëpërqytete të PDK-së lidhur me listat e deputetëve, ndonëse nuk ka përmendur kërkesat për koalicion.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

POLITIKANI PA MORAL POLITIK DHE  NJERËZOR

Fatmir Limaj ishte ai i cili e ka luftuar në të gjitha format Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke akuzuar, shpifur dhe duke sulmuar të gjithë ata që përkrahnin mendimet e tyre.

Tani Fatmir Limaj, duke parë që nuk ka asnjë shpresë për të shpëtuar politikisht, po përpëlitet duke u munduar që shpëtimin ta gjejë në emër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, si dhe nën logon e PDK-së.

Por PDK-ja nuk do të bëjë këtë gabim vetvrasës, që të bëjë koalicion me njeriun, i cili është  personifikim i korrupsionit dhe shantazhit.

Prandaj PDK-ja, dega në Malishevë dhe të gjitha strukturat organizative të saj, janë KUNDËR këtij koalicioni në të gjitha format. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme