PDK nuk e pranon rezultatin e balotazhit në këtë komunë

Dega e Partisë Demokratike në Rahovec ka reaguar ndaj procesit të balotazhit për rezultatet preliminare në Komunën e Rahovecit. Nga Dega e PDK’së në këtë komunë thonë se nuk pajtohen me rezultatin preliminar të zgjedhjeve.

Këto janë arsyetimet e degës së PDK’së në Rahovec rreth rezultateve preliminare

Rezultatet preliminare zgjedhore të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit
Me 23 Nëntor 2017 me fillim në ora 16:00, Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, ka mbajtur mbledhjen e vet të rregullt në të cilën ka shqyrtuar pikën, “Rezultatet preliminare zgjedhore të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit”. Pas përfundimit të diskutimit dhe analizave Kryesia e Degës, me vota unanime ka marrë vendim; nuk pajtohet me rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit të publikuara nga KQZ-ja.

Arsyet e mos pranimit të rezultateve janë:

-Përmirësimet e FPR-ve nga personat të paautorizuar në disa qendra të votimit,
-Kondrabandimi i votave të votuesve,
-Deformimi i vullnetit të votuesit,
-Manipulimi i votave të pavlefshme,
-Kërcënimi dhe frikësimin e komisionarëve dhe vëzhguesve.
Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, është e vendosur në vendimin e marrë dhe do të shfrytëzoj të gjitha mjetet demokratike, kushtetuese dhe juridike për zbardhjen e së vërtetës, njëherë për të çuar në vend vullnetin e sovranit-votuesit.
Rahovec, 24 11 2017 Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme