PDK publikon raportet financiare (Dokument)

Partia Demokratike e Kosovës publikon raportet financiare, sipas premtimit që e ka bërë një ditë më parë Kryetari Kadri Veseli.

Buxheti i Partisë Demokratike të Kosovës është ndarë nga Fondi për Demokratizim, që është në kuadër të buxhetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe u ndahet të gjitha subjekteve parlamentare sipas numrit të deputetëve.

Partia Demokratike e Kosovës, që nga themelimi e deri më tash, i ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të gjitha raportet financiare.

Të bashkëngjitur, mund t’i gjeni katër raporte, të ndara në tremujore, për buxhetin e vitit 2015 të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas afateve ligjore, PDK do t’i publikojë raportet financiare të vitit 2016 më së largu deri më 31 mars të këtij viti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme