Partia Demokratike e Kosovës ka emëruar Lirak Çelajn si kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës.
Burime të Gazetës Blic, brenda PDK-së kanë se shumë shpejt do të zyrtarizohet emri i Çelajt si kandidat i PDK-së për Komunën e Prishtinës.
Lirak Çelaj aktualisht është asamblist në kuvendin komunal të Prishtinës.
Mësohet gjithashtu se emri i pari i propozuar nga Kryesia e PDK-së, për kandidat për Prishtinës ishte i Memli Kraniqit mirëpo ky i fundit ka refuzuar ta marrë këtë post.
Kandidatët që do të përballen me Lirak Çelajn janë Arban Abrashi nga LDK-ja dhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje.