Dega e Partisë Demokratike në Gjilan, gjuhën e të parit të kësaj komune, Lutfi Haziri e kanë quajtur rrugaqëri.
Kjo është komunikata e plotë :
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVES
DEGA NE GJILAN
Faktet e PDK-së nxjerrin gjuhën e rrugaqërisë të Lutfi Hazirit
Gjuha e rrugaqërisë e përdorur në reagimin e fundit të LDK-së, tregon qartë nivelin ku ka rënë partia në pushtet dhe vet kryetari I saj z. Lutfi Haziri. Ne e kuptojmë panikun që e ka kapluar këtë pushtet dhe frikën nga krimi në të cilin janë zhytur, por ama, kjo nuk e justifikon ktë sharlatanizëm politik të pushtetit, edhe në komunikim publik.
Për dallim nga gjuha e paskrupullt e pushtetmbajtësve, PDK Dega në Gjilan, mbështetet ne fakte të pakontestueshme gjë që e bënë komunikimin tonë më publikun, të një niveli të kulturuar dhe me kredibilitet të lartë,
Se ne kemi të drejtë në atë që e kemi deklaruar, e pohon edhe vetë përfaqësuesi i “MoserGroup”, z.Senad Ramaj, në deklaratën e tijë publike, ku pranon se kanë bërë punësime dhe favorizime për njerëzit kyq te pushtetit tuaj, e që kjo ju ngarkon direkt me keqmenaxhim bashkë me partnerin privat që i keni bërë Kompanisë Eco-Higjiena, qe 3 vite.
Por, për hirë të opinionit publik ne ua sjellim edhe faktet për involvimet e zyrtarëve të saj në punsime dhe interesa biznesore (siç e potencuam në komunikatën paraprake), të znj. Velentina Bunjkau, kryesuese e KK Gjilan, z. Avdyl Aliu, shef I GK të LDK në KK, që e kemi denoncuar për shkatërrimin e Mullirit elektrik në qendër të qytetit, si njërin nga asetet kryesore të qyteti. Z. Aliu, në kontratën për qiranë me Eco-Higjienën, është treguar më i kujdesshëm dhe ka bërë kontratën në emët të vllaut tijë; pastaj, Alban Qerimi, nomenklaturë e LDK-së, menagjer I ATK-së, punsimin e dhëndrrit të tijë për favore në ATK, e deri tek Ismajl Jonuzi me punesimin e mbesës së tijë, për favore në Gjykatë.
Ky pazar politik po bëhet në dëm të këtyre 17 punëtorëve.
Padyshim, presim që prokuroria të mirret dhe të shikohen veprimet e këtyre zyrtarëve në keq-qeverisjen dhe keqpërdorimin e pushtetit.
P.S.
Kësaj komunikate ia bashkëngjesim edhe disa faktografi të interesave të zyrtarëvë komunal që kanë me Eco-Higjienën.
Komisioni për Zhvillim Ekonomik