PDK’ja nuk e di a do t’i shkojë VV’së në tryezë, e akuzon për ‘tradhëti’

PDK’ja akoma nuk ka marrë ftesë zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje për të marrë pjesë në tryezën e paralajmëruar për të premtën e 25 majit.


Kështu ka bërë të ditur për Metron kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Memli Krasniqi, shkruan gazetametro.net.

Ai ka thënë se derisa nuk marrin ftesë zyrtare, nuk mund të thuhet me saktësi si do të vepronte partia e tij.

“Ne ende s’kemi pranuar ftesën zyrtare, andaj s’mund të përgjigjem me saktësi se si do të veprojmë”, ka thënë Krasniqi.

Mirëpo, i pyetur dy herë se a do të pranonte të ulej në tryezën e VV’së, Krasniqi nuk ka pranuar të përgjigjet, dhe me cinizëm ka pyetur gazetarin: A e lexuat përgjigjen?

Sidoqoftë, Krasniqi pati disa akuza ndaj VV’së që po organizon këtë tryezë. Sipas tij, qëllimi i tryezave kishte qenë që të arrihet konsensus  për tema të mëdha, dhe jo të flitet për zgjedhje.

“Ajo që mund të them tash është se qëllimi i tryezave ka qenë që të arrihet konsensus i gjerë për temat e rëndësisë nacionale dhe jo të diskutohet për zgjedhje, të cilat ne mendojmë se duhet të mbahen në afatin e rregullt ligjor”, ka shtuar Krasniqi.

Ndryshe, VV’ja pikërisht për t’u marrë vesh për zgjedhje për parakohshme ka thirrur tryezën e radhës që do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme