PE kritikon Kosovën, kërkohet heqja e taksës ndaj Serbisë

Eurodeputetët sot kanë diskutuar rreth Ballkanit Perëndimor, ku raportuesit e BE’së për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi e Serbinë, dhanë vlerësimet për progresin e këtyre shteteve.

Për Kosovën, Igor Sholtes dha vlerësime rreth liberalizimit të vizave, problemeve që ka akoma shteti kosovar, por edhe e kritikoi rreth taksës.

Sholtes ka thënë se Kosova po përballet akoma me korrupsion të lartë, krim të organizuar, por edhe ka potencuar mungesën e konsensusit politik.

Mirëpo, theks i veçantë në raportin për Kosovën, gjeti taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Për këtë u kritikua shteti kosovar. Sholet beson se problemet nuk mund të zgjidhen me këso masa.

“Çështjet dypalëshe nuk mund të zgjidhen me masa të tepruara”, ka thënë Sholtes para Parlamentit Evropian.

E kritika Kosovës për taksën i ka dhënë edhe komisioneri i BE’së për Zgjerim, Johanes Hahn. Ai e ka konsideruar taksën si shqetësuese dhe që po dëmton imazhin e Kosovës.

“Vendimet e fundit të Qeverisë janë shumë shqetësuese dhe po dëmtojnë seriozisht Kosovën dhe bashkëpunimin rajonal, po shkelin marrëveshjen e CEFTA-s dhe janë në kundërshtim me frymën e MSA-s”, ka deklaruar Hahn.

Por, Qeveria e Haradinajt, dje dhe para dy ditësh reagoi ndaj kritikave të BE’së dhe sekretarit amerikan Pompeo, duke ritheksuar se taksa nuk do të hiqet pa ndryshuar qasja e Serbisë ndaj Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme