Ministri i Bujqësisë si dhe anëtari i Listës Guxo, Faton Peci, i është përgjigjur ish-bashkëpartiakut të tij, Isa Mustafa, për, siç tha ai, ofendimet ndaj tyre në një emision televiziv, shkruan Gazeta Metro.
Peci ka thënë se janë ata që e kanë arkivuar politikisht Mustafën dhe tha se ai s’mund të mbajë leksione mbi moralin.
“Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicionalë, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik. Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë!”, ka shkruar Peci.
Mustafa ka thënë se ai e ka rritur LDK-në me vota.
Më poshtë reagimi i Pecit. /gazetametro.net